Monday, 31 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Të enjten, kryeministri Rama mbledh grupin e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja, e cila do të ketë sërish në fokus ‘Besën’, do të mbahet në orën 10:00.

Ky takim vjen pas një serie mbledhjesh që nisën me retreat-in në Pogradec më 23-24 gusht.

Më 29 korrik, Rama zhvilloi mbledhje në Lundër edhe me deputetët dhe të deleguarit e Tiranës.

Më 28 korrik, axhenda përfshiu një takim me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve në Vilën e Kuqe në Tiranë, ku në fokus ishte detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.

Platforma PasqyrAlbania u prezantua në takimet dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec ku Rama kërkoi që problematikat e qytetarëve të vendosen në qendër të axhendës. Platforma do të funksionojë me mekanizmat ‘Flamingo Albania’ dhe ‘Radar’ ku te njëra grumbullohen, kurse te tjetra ndiqen ankesat e qytetarëve.

Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij.

Lini një koment