Monday, 31 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Skandal, as në Gaza nuk ka kështu!”- Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: jam i shokuar, a merre

“Skandal, as në Gaza nuk ka kështu!”- Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: jam i shokuar, a merre

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar për gjendjen e godinës së Njësisë Administrative Ballagat, duke publikuar pamje nga ambientet dhe duke ngritur shqetësimin për kushtet në të cilat ofrohen shërbimet për qytetarët.

Ligjvënësi opozitar e ka cilësuar situatën si “skandaloze”, ndërsa ka ironizuar Reformën Territoriale, duke shkruar se gjendja është e papranueshme për një institucion që duhet t’u shërbejë banorëve.

“Palo Reforma Territoriale! Ju ftoj të shihni pamjet nga Njësia Administrative Ballagat!!

Skandal, as në Gaza nuk ka kështu. E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze. Jam i shokuar”, shkruan Korreshi në Facebook.

Teksa ndan videopostimin e tij në rrjetin social, ai shpjegon me detaje gjendjen e rënduar të njësisë administrative dhe mungesën e masave.

Lini një koment