Përleshje te “Kalaja” e Tiranës, plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shk
Një përleshje dhe përdorim i armëve të ftohtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (31 gusht) në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, ku një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të momentit.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, pranë zonës së pedonales.
“Gjatë një konflikti, shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës”, tha policia.
I dëmtuari është transportuar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin e ligjshëm të rastit.