Ernst & Young shpërndan 100 milionë dollarë bonuse për punonjësit me aftësi njerëzore
Ernst & Young njoftoi se do t’u ndajë punonjësve 100 milionë dollarë bonuse për ata që tregojnë aftësi njerëzore të rëndësishme, si udhëheqja, gjykimi profesional, njohuria e biznesit, bashkëpunimi dhe aftësia për t’u përshtatur. Kompania theksoi se, edhe pse do të vlerësojë edhe adoptimin e teknologjisë, suksesin e saj e vendos përgatitja e stafit me këto cilësi njerëzore.
Siç raporton CBS News, iniciativa është pjesë e përpjekjes së firmës për të tërhequr dhe zhvilluar talentet që do ta udhëheqin punën në një mjedis të dominuar nga teknologjia, por i mbështetur nga aftësitë njerëzore.
Dante D’Egidio, CEO i EY për Amerikën dhe partneri menaxhues në SHBA, tha se ritmi dhe kompleksiteti i ndryshimeve në sektor kërkojnë udhëheqje të sigurt. Sipas tij, ky investim i rëndësishëm synon të forcojë angazhimin për ndërtimin e fuqisë punëtore të së ardhmes, duke njohur sjelljet dhe aftësitë që nevojiten për të shërbyer klientët me standarde të larta.
Sipas CBS News, ekonomistët paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund të eliminojë disa vende pune, veçanërisht detyrat rutinë, por gjithashtu krijon mundësi të reja për të atyre që mësojnë të përdorin AI për të rritur produktivitetin e tyre.