Tuesday, 1 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVdekja e 37-vjeçares shtatzënë, nis hetimi ndaj 3 mjekëve në maternitetin e Pogradecit

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, nis hetimi ndaj 3 mjekëve në maternitetin e Pogradecit

Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit janë proceduar penalisht pas vdekjes së një 36-vjeçareje shtatzënë, e cila u paraqit në spital mbrëmjen e 30 gushtit në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për Blerta Delijën, 35 vjeçe, kirurge gjinekologe, Anri Topin, 40 vjeç, reanimator dhe Saimir Çelën, 34 vjeç, kirurg, të tre me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.

Sipas policisë, 36-vjeçarja, e cila ishte 7 muajshe shtatzënë, u ekzaminua nga tre mjekët dhe më pas u nis me autoambulancë drejt një materniteti në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Gjatë transportit, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe autoambulanca është drejtuar për në maternitetin e spitalit të Elbasanit. Atje, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte humbur jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Lini një koment