Nga “Besa” te zjarret, Lamallari zbulon nismat e reja: Njësi e posaçme për krimet mjedisore
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka sqaruar për opinionin publik zbatimin e platformave të reja sociale, që do të vihen në dispozicion të qytetarëve për administrimin e ankesave të tyre, situatën me zjarret si dhe implikimin e projektit ‘Smart City’ nëpër shkolla.
Nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në Klan News me gazetarin Erion Dushi, ministri Lamallari tha se fokusi i qeverisë në këto takime maratontë, ka qenë qasja ndaj qytetarëve dhe zbatimi i projektit ‘Besa’.
Edhe për shkak të detyrimit që kemi për transparencë duke prezantuar nismat dhe prioritete të ndryshme. Por ajo çfarë vjen edhe si refleksion i situatës, kontekstit të ri ku ne jetojmë është që krahas të të folurit është shumë e rëndësishme edhe të dëgjuarit, që do të thotë se si qytetarët i absorbojnë, i perceptojnë këto nisma, se sa ata lidhen me këto punë që bëhen me gjithë mundin dhe sakrificën që realisht marrin”, tha ai.
“Pasqyrë Albania” do të jetë një përmbledh të gjitha bashkë që do të thotë nga E-Albania tek platforma e bashkëqeverisjes, te çdo mekanizëm raportimi i ankesave, i pyetjeve që kanë qytetarët, pra kërkesat për informacion, të cilat duhet të garantojnë pikërisht pra ka është një mekanizëm i cili funksionon mbi bazë afatesh kohore, indikatorësh, sistem performance. E gjitha garantohet, pra jo vetëm nga momenti që aplikohet dhe thuhet është në proces, por derisa të kthehet përgjigjja dhe mundësisht brenda afatit të përcaktuar aty, përndryshe sigurisht evidentojnë dhe përgjegjësitë përkatëse”, tha Lamallari.
Shqipëria është përballur këtë verë me një situatë të vështirë zjarresh. Ministri Lamallari tha se shkaktarët kryesorë janë vetë qytetarët, për të cilët nuk mjafton vetëm arrestimi, por kërkohet një ndërgjegjësim më i gjerë shoqëror duke qenë në dijeni të rreziqeve apo pasojave ekstreme.
Lamallari foli gjithashtu dhe për mbështetjen nga forcat e Policisë së Shtetit, gjithashtu dhe për organet e drejtësisë lidhur me hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Ai tha se nga takimi në Pogradec, ka hedhur idenë e krijimit të një njësie të dedikuar për hetimin e krimeve mjedisore.
“Gjatë periudhës 1 qershor 20 gusht janë evidentuar 132 raste nga të cilat policia ka evidentuar 109 autorë të dyshuar prej të cilëve 25 të arrestuar në flagrancë pra e dokumentuar me video. Disa prej tyre i kam transmetuar dhe unë në rrjetet sociale në mbështetje të apelit që unë bëja pikërisht për nevojën që kjo nuk mbetet vetëm tek policia, patjetër sistemi i drejtësisë në tërësi duke ftuar me organin e prokurorisë deri tek gjykata të bënin të mundur dënimin e këtyre aktorëve. Pra nuk mjafton vetëm arresti dhe më pas lirimi i tyre.
Është momenti që ne të ngremë një njësi të dedikuar për hetimin e krimeve mjedisore dhe te krimet mjedisore përfshihet pikërisht dhe zjarrvënien të gjitha krimet që trajtohen me të njëjtën shkallë përgjegjshmërie, vëmendje dhe prioritizimi nga edhe nga Bashkimi Evopian ku bëhet fjalë për mbrojtjen e pyjeve si nga zjarrvëniet si nga prerjet e paligjshme të pyjeve ku bëhet fjalë për mbrojtjen e lumenjve, natyrës të tjerë. Policia e shtetit duhet të garantojë pikërisht pasjen e të gjitha kapaciteteve të nevojshme, përfshij dhe ato forenzike, pra kriminalistike.
Prokuroria duhet të ezaurojë nga ana tjetër të gjithë mekanizmat që jep mundësitë që jep ligji procedural penal duke vënë në shërbim të saj pikërisht policinë gjyqësore, qofshin oficerë të policisë së ë pra policisë së shtetit apo të prokurorisë me udhëzimet përkatëse që të ezaurojmë të gjithë mekanizmat nga përgjimi parandalues, përgjimi ambiental, çdo gjë që është e nevojshme që jep ligji si mundësi prokurorit si mekanizëm efektiv për zbardhjen e një ngjarje”, tha ndër të tjera Lamallari.
Lamallari, foli dhe përprojektin “Smart City” në shkolla duke thënë se synon rritjen e sigurisë për nxënësit dhe stafin, përmes kamerave inteligjente dhe teknologjive të reja. Ai theksoi se sistemi funksionon me akses të kufizuar dhe në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas Lamallarit, projekti pritet të zgjerohet në të gjithë vendin dhe do të përfshijë edhe kamera trupi për policinë, radarë dhe sensorë inteligjentë.