Tuesday, 1 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

Forcat e policisë malazeze kanë gjetur vendndodhjen e 30-vjeçarit rus, Mihail Sabunjin, i cili akuzohet për vrasjen e trefishtë të ndodhur një ditë më parë në poligonin e qitjes në Danilovgrad, në Malin e Zi.

I dyshuari u rrethua nga forcat speciale në zonën pyjore sipër lagjes Topla në Herceg Novi, ku pas një përballjeje me armë me efektivët, i dha fund jetës duke u qëlluar me plumb në kokë.

Lajmi u bë me dije për median “Vijesti” nga drejtori i Policisë së Malit të Zi, Lazar Scepanovic.

Ai sqaroi se njësitë e specializuara arritën ta izolonin të dyshuarin në terrenin pyjor, por gjatë tentativës për prangosjen e tij, 30-vjeçari hapi zjarr ndaj policisë përpara se të vetëvritej.

Nga ngjarja e rëndë në poligonin e qitjes humbën jetën tre punonjës të këtij objekti: Nemanja Kapor (20 vjeç) dhe Petar Globarevic (24 vjeç) nga Podgorica, si dhe Momir Radonjic (67 vjeç) nga Danilovgradi.

Lini një koment