Tuesday, 1 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVeliaj pranon tre dorëheqje dhe firmos nga paraburgimi listëpagesat! Miraton shtesë fondesh për çerdhet dhe abonetë falas

Veliaj pranon tre dorëheqje dhe firmos nga paraburgimi listëpagesat! Miraton shtesë fondesh për çerdhet dhe abonetë falas

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar sot vendimet e para nga IEVP Durrës, ku ndodhet në paraburgim prej 19 muajsh.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka pranuar dorëheqjet e zëvendëskryetares Anuela Ristani, Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku.

Kryebashkiaku ka firmosur të gjitha listëpagesat brenda një ore nga momenti kur ato i kanë mbërritur në IEVP Durrës.

Po nga paraburgimi, Veliaj ka miratuar edhe shtesë fondesh për çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit, me qëllim vijimin e financimit dhe funksionimit të këtyre institucioneve.

Një tjetër vendimmarrje e miratuar prej tij lidhet me transportin publik. Bashkia e Tiranës thotë se kryetari ka miratuar fondet për vijimin e aboneve falas të transportit publik për pensionistët e Tiranës.

Lini një koment