Tuesday, 1 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes

Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes

Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në banesë, për motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve, i cili raportohet se ka probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sëpatë vëllain e tij.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa, por është kapur pak minuta më vonë nga forcat e Komisariatit të Policisë Korçë.

I plagosuri është transportuar në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore. Ai ka marrë një plagë në shpatull dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment