Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShendetiUshtrimet fizike ndihmojnë pastrimin e trurit dhe shëndetin mendor

Ushtrimet fizike ndihmojnë pastrimin e trurit dhe shëndetin mendor

Aktiviteti fizik ka efekte të dobishme për shëndetin mendor. Një studim i realizuar nga Pennsylvania State University dhe i publikuar në revistën Nature Neuroscience tregon se lëvizja e trupit përmirëson funksionet e trurit duke favorizuar largimin e mbetjeve metabolike që akumulohen me kalimin e viteve.

Eksperimentet laboratorike, të kryera me kaviet dhe të dhëna të përpunuara përmes stimulimeve kompjuterike ku gjeometria e trurit u thjeshtua për të kuptuar mekanizmin, treguan se kontraktimet e muskujve ndikojnë mbi enët e gjakut të lidhura me palcën kurrizore dhe trurin. Kjo shkakton lëvizje të lehta të trurit brenda kafkës dhe, përmes një mekanizmi hidraulik, lehtëson qarkullimin e lëngut cerebrospinal që ndihmon në heqjen e substancave të dëmshme. Raporton TV Klan.

Autorët e studimit nënvizojnë se aktiviteti fizik mund të veprojë si një ilaç natyral për organizmin, duke nxitur pastrimin e molekulave toksike që lidhin me sëmundjet neurodegjenerative në moshë të avancuar. Sipas TV Klan, këto gjetje përforcojnë rëndësinë e aktivitetit të rregullt për mirëqenien dhe shëndetin mendor.

Lini një koment