E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Gjashtë telefona celularë janë zbuluar gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar mëngjesin e sotëm në burgun e Durrësit.

Kontrolli është kryer nga forcat operacionale speciale, të cilat kanë ushtruar kontrolle në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.

Sipas të dhënave paraprake, pesë prej celularëve janë gjetur të ndezur, ndërsa një tjetër ka qenë i fikur. Pajisjet janë zbuluar në ambientin e përbashkët të palestrës.

Ende nuk është bërë e ditur se cilëve të dënuar u përkasin celularët. Pajisjet janë sekuestruar, ndërsa pritet që verifikimet të përcaktojnë personat që i kanë pasur në përdorim.

Kontrollet në institucion vijojnë në kuadër të masave për evidentimin dhe parandalimin e futjes e përdorimit të sendeve të ndaluara nga të dënuarit.

Lini një koment