E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarri në Fier-Levan, deputeti Kurti: Situata e rënduar, në terren 10 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë

Zjarri në Fier-Levan, deputeti Kurti: Situata e rënduar, në terren 10 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë

Deputeti i PS-së, Ramion Kurti, ishte i pranishëm në rrugën që lidh Fierin me Levanin, ku prej mesditës së kësaj të premteje ka shpërthyer një vatër zjarri.

Kurti raportoi se prej rreth 5 orësh në zonë po zhvillohet një betejë me flakët. Ai tha se situata është e rënduar, por në terren ka angazhim maksimal për vendosjen e zjarrit nën kontroll.

Sipas deputetit, në terren ndodhen 10 mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga dy helikopterë dhe forca të Policisë së Shtetit.

Kurti u shpreh se era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe ka bërë që zjarri të avancojë me shpejtësi, ndërsa theksoi se pritet që situata të vendoset nën kontroll.

Lini një koment