E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, të dyja automjetet po lëviznin në sense të kundërta, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit nga njëri prej drejtuesve ka bërë që mjeti të përplaset me automjetin që po vinte përballë.

Si pasojë e aksidentit, dy shtetase kanë mbetur të dëmtuara. Ato janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve në Qafë Plloçë

Lini një koment