E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Euronews Albania rikthehet në Instagram, Meta po heton rastin

Euronews Albania rikthehet në Instagram, Meta po heton rastin

Pas më shumë se dy ditësh jashtë Instagramit, llogaria zyrtare e Euronews Albania është rikthyer dhe është sërish e aksesueshme për publikun.

Rikthimi vjen pas një angazhimi të gjerë dhe komunikimeve të vazhdueshme me Meta-n, ndërsa çështja që çoi në pezullimin e llogarisë vijon të jetë nën investigim nga kompania.

Gjatë këtyre ditëve, Euronews Albania mori mbështetje nga gazetarë, organizata për mbrojtjen e lirisë së medias dhe të drejtave të njeriut, përfaqësues europianë dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët kërkuan transparencë dhe sqarimin e plotë të rastit.

Falënderojmë të gjithë ata që bashkëpunuan, reaguan dhe ndihmuan në adresimin e kësaj situate.

Rikthimi i llogarisë është një zhvillim pozitiv, por mbetet thelbësore që të sqarohet se çfarë çoi në pezullimin e saj dhe të garantohet që mekanizmat e raportimit në platformat sociale të mos keqpërdoren për të kufizuar punën e mediave.

Euronews Albania do të vijojë të informojë publikun dhe të kërkojë transparencë të plotë mbi këtë rast.

Lini një koment