E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend

Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend

Ka nisur sesioni i ri parlamentar, me deputetët që janë rikthyer në Kuvend pas një muaji pushime.

Seanca plenare u çel me ekzekutimin e Himnit Kombëtar. Më pas, kryetari i Kuvendit, Niko Pleshi, prezantoi rendin e ditës dhe u ndal te zhvillimet e pritshme gjatë këtij sesioni parlamentar.

Në fjalën e tij, Pleshi bëri edhe një bilanc të punës dhe objektivave të sesionit të kaluar, duke evidentuar çështjet kryesore dhe angazhimet e Kuvendit gjatë muajve të mëparshëm.

Ndërkohë, jashtë godinës së Parlamentit vijon protesta qytetare, e cila shënon ditën e 101-të të rezistencës.

Lini një koment