E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Plagoset me armë zjarri një person në Has, në kërkim autori

Plagoset me armë zjarri një person në Has, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të martë në qytetin e Krumës, në Has. Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”.

Pas një konflikti, një 29-vjeçar është plagosur në këmbë me armë teksa autori i ngjarjes një 30-vjeçar është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij ndërsa shkaqet e konfliktit ende nuk dihen.

“Krumë/Informacion paraprak. Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Lini një koment