E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Të shtëna me armë në Laprakë, dyshohet për dy persona të plagosur

Të shtëna me armë në Laprakë, dyshohet për dy persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e Laprakës teksa dyshohet për dy persona të plagosur. Fatmirësisht dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë ngjarje ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plagosjes. Pritet një njoftim zyrtar i policisë për zbardhjen e detajeve të reja lidhur me plagosjen.

Lajm në përditësim…

Lini një koment