E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shpërthimi në pikën e karburantit te “Brryli”, 4 persona shoqërohen në Polici! Mes tyre administratori, menaxheri, puno

Shpërthimi në pikën e karburantit te “Brryli”, 4 persona shoqërohen në Polici! Mes tyre administratori, menaxheri, puno

Teksa po vijojnë hetimet aktive, 4 persona janë shoqëruar nga policia lidhur me shpërthimin e ndodhur në një pikë karburanti EIDA në zonën e Brrylit në Tiranë.

Mes të shoqëruarve për t’u marrë në pyetje janë administratori i subjektit, menaxheri, punonjës të shërbimit, shoferi i makinës nga nisi shpërthimi, si dhe dëshmitarë pamorë që ndodheshin pranë vendngjarjes në momentin e shpërthimit.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes pritet të zgjerohen te personat përgjegjës për sigurinë dhe mirëmbajtjen e impiantit.

Në orët në vijim, në polici pritet të shoqërohen për pyetje edhe inxhinieri dhe drejtuesi teknik i pikës së karburantit, dëshmitë e të cilëve do të shërbejnë për të verifikuar nëse janë respektuar normat teknike dhe protokollet e sigurisë.

Shoqërimet janë kryer në kuadër të hetimit për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive për ngjarjen, e cila shkaktoi plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës që një automjet po furnizohej me karburant, ndërsa në ambientet e pikës kishte pasur rrjedhje gazi.

Tre punonjësit e karburantit të dëmtuar nga ngjarja janë transportuar në Spitalin Universitar të Traumës dhe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Lini një koment