E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, disa të plagosur, shembet një pjesë e ndërtesës

Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, disa të plagosur, shembet një pjesë e ndërtesës

Disa persona u plagosën sot pas një shpërthimi në një hidrocentral në jug të Zvicrës, dhe sipas informacioneve fillestare, një pjesë e objektit u shemb, raportuan mediat zvicerane.

Një ndërhyrje e madhe emergjente është duke u zhvilluar, ku janë përfshirë zjarrfikësit, shërbimet e urgjencës mjekësore dhe një helikopter shpëtimi.

Oficerët e policisë e rrethuan dhe siguruan zonën. Shkaku i shpërthimit është aktualisht i panjohur, raportoi “20 Minuten”. Mediat raportojnë se shpërthimi ndodhi në hidrocentralin në Ticino, i cili ndodhet në kufirin me Italinë.

Lini një koment