E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Banorët e Selenicës kundër bashkimit me Vlorën

Banorët e Selenicës kundër bashkimit me Vlorën

Banorët e Kotës janë shprehur të gjithë kundër bashkimit të Bashkisë Selenicë me Bashkinë Vlorë. Gjatë dëgjesës publike, banorët deklaruan njëzëri se nuk e pranojnë këtë bashkim dhe se nuk duan që Selenica t’i bashkohet Vlorës.

Dëgjesat publike vijojnë çdo ditë në fshatra të ndryshme të Bashkisë Selenicë, ndërsa qëndrimi i banorëve, sipas tyre, mbetet i njëjtë: kundër bashkimit me Vlorën dhe kundër reformës territoriale.

Banorët kërkojnë që zëri i tyre të merret në konsideratë dhe Bashkia Selenicë të vijojë të funksionojë si Bashki.

Lini një koment