E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Abissnet Superiore: Derbi Partizani-Dinamo do të luhet në Vorë

Abissnet Superiore: Derbi Partizani-Dinamo do të luhet në Vorë

Tashmë është zyrtare: derbi i parë i këtij sezoni, sfida Partizani-Dinamo do të luhet në stadiumin e Vorës të shtunën më 12 shtator në orën 16:00. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Si Partizani edhe Dinamo kanë konfirmuar këtë fakt, me anë të postimeve në rrjetet sociale. “Arena E Demave” nuk është akoma gati dhe Partizani kur luan si skuadër pritëse detyrohet që të shtegtojë.

“Të kuqtë” luajtën në Vorë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Teutës, ndërsa ndaj Laçit luajtën në Rrogozhinë.

Lini një koment