Friday, 1 May 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorAl-Nassr mposht Al-Ahli 2-0, Ronaldo shënon golin e 970-të

Al-Nassr mposht Al-Ahli 2-0, Ronaldo shënon golin e 970-të

Al-Nassr fitoi 2-0 ndaj Al-Ahli në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite. Ndeshja ishte e barabartë deri në minutën e 76-të, kur Cristiano Ronaldo hapi rezultatin me një goditje me kokë pas krosimit nga Joao Felix në një goditje këndi.

Sipas telesport, ky ishte goli i 970-të në karrierën e portugezit.

Vendasit siguruan fitoren në minutën e 90-të, kur Kingsley Coman shënoi pas një asistimi nga Ayman Yahya, i futur në lojë pak para përfundimit të takimit. Pas kësaj fitoreje, Al-Nassr kryeson kampionatin me 79 pikë, ndjekur nga Al-Hilal me 71 dhe Al-Ahli me 66, ndërsa dy ekipet e fundit kanë nga një ndeshje më pak.

Me katër javë deri në përfundim të sezonit, Al-Nassr duket i favorizuar për titullin, raporton telesport.

Lini një koment