E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Karakaçi njofton tre marrëveshjet me qeverinë gjermane

Karakaçi njofton tre marrëveshjet me qeverinë gjermane

Në përfundim të mbledhje së kësaj të premteje të qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi njoftoi finalizimin e tre marrëveshjeve me qeverinë gjërmane, për tre projekte të rëndësishme, sic u shpreh ai.

“Tre marrëveshje me qeverinë gjermane, për tre projekte të rëndësishme, i pari lidhet me rehabilitimin e konvikteve, vijojmë punën për 14 konvikte në vijim.

Programi II rehabilitimi i HEC Vau i Dejës, në vepër e rëndësishmë energjitike, i shtojmë jetëgjatësinë me 30 vite.

Programi III, dixhitalizimi i sistemeve të operatorit të transmetimit, me qëllim menaxhimin e flukseve të energjisë.” -u shpreh ai

Lini një koment