E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Aksident i rëndë në Turqi, autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes. 2 viktima dhe 8 të plagosur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Turqi, autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes. 2 viktima dhe 8 të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Veriore Marmara në Turqi ku një autobus që u përplas me barrierat e pagesës dhe më pas shpërtheu në flakë. Fatkeqësisht nga kjo ngjarje humbën jetën dy persona dhe u plagosën tetë të tjerë.Incidenti ndodhi në zonën e pagesës në kryqëzimin Isıklar në lagjen Eyupsultan të Stambollit. Sipas raportimeve të medias turke, shoferi thuhet se humbi kontrollin e autobusit, duke bërë që ai të përplasej me barrierat.

Pas përplasjes , autobusi u përfshi shpejt nga flakët, ndërsa momenti i përplasjes dhe përhapja e zjarrit u filmuan nga një kamera sigurie.

Forcat e xhandarmërisë turke nxituan në vendngjarje, duke evakuuar autobusin dhe duke nxjerrë pasagjerët nga automjeti që po digjej.

Kuzey Marmara Otoyolu’nda 2 kişinin hayatını kaybettiği, 8 kişinin yaralandığı otobüs kazasının görüntüleri ortaya çıktı. https://t.co/VvqXLupNrA pic.twitter.com/8tKnSdoIa4

Lini një koment