E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Policia jep detaje për alarmin fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, ja çfarë ndodhi

Policia jep detaje për alarmin fals për bombë në shkollën “Emin Duraku”, ja çfarë ndodhi

Një telefonatë e rreme për një sulm terrorist dhe lëndë të rrezikshme në një shkollë 9-vjeçare ka vënë në lëvizje mëngjesin e sotëm Policinë e Tiranës, Njësinë Antieksploziv dhe Njësinë Antiterror.

Sipas Policisë së Shtetit, specialistët e Njësisë Antiterror kanë arrestuar Mandi Jatagani, 47 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të datës 14 shtator 2026, kur 47-vjeçari dyshohet se ka telefonuar Policinë e Tiranës duke pretenduar se në një shkollë 9-vjeçare kishte lëndë të shkatërrimit në masë dhe rrezik terrorist.

Pas sinjalizimit, forcat e Policisë kanë kryer kontrollet dhe verifikimet e nevojshme në ambientet e shkollës. Nga kontrollet rezultoi se informacioni ishte i rremë dhe nuk u gjetën lëndë të rrezikshme.

Sipas hetimeve, Jatagani dyshohet se e ka publikuar të njëjtin informacion të rremë edhe në rrjetet sociale, duke shtuar përhapjen e alarmit.

Lini një koment