E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBota“Do të mbrojë aftësitë bërthamore”, Khamenei: Vendi i SHBA-së në Gjirin Persik është në fund të ujërave të tij

“Do të mbrojë aftësitë bërthamore”, Khamenei: Vendi i SHBA-së në Gjirin Persik është në fund të ujërave të tij

Udhëheqësi suprem i Iranit ka lëshuar një deklaratë të re. Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë dhe nuk ka bërë ndonjë deklaratë me zë që kur u ngrit

Udhëheqësi suprem i Iranit ka lëshuar një deklaratë të re. Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë dhe nuk ka bërë ndonjë deklaratë me zë që kur u ngrit në detyrën më të lartë, tha se i vetmi vend për amerikanët në Gjirin Persik “është në fund të ujërave të tij”, sipas postimit të tij në rrjetin social X.

Ai gjithashtu pretendoi se “menaxhimi i ri” i Ngushticës së Hormuzit nga Teherani do të “sjellte qetësi dhe përparim” dhe përfitime ekonomike për të gjitha kombet.

Khamenei ka shkruar gjithashtu se Irani do të eleminoj “abuzimet e armikut me rrugët ujore”, duke shtuar se vendet në rajon kishin një fat të përbashkët, por “të huajt që kryejnë të këqija” nuk kishin të ardhme atje.

“Një kapitull i ri po hapet për Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit”, ka deklaruar ai.

Udhëheqësi suprem i Iranit tha gjithashtu se Republika Islamike do të mbrojë “aftësitë e saj bërthamore dhe raketore” si një aset kombëtar, me shumë gjasa duke kërkuar të tërheqë një vijë të ashpër ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërkon një marrëveshje më të gjerë për të çimentuar armëpushimin e paqëndrueshëm që po mbahet tani në luftë.

Ndërkohë, ka pasur raportime se udhëheqësi i ri, i cili pasoi të atin pasi u vra në sulmet amerikane-izraelite më 28 shkurt, është plagosur rëndë.

ایران اسلامی با شکر عملی نعمت اعمال مدیریت بر تنگه هرمز، منطقه خلیج فارس را ایمن خواهدکرد و بساط سوءاستفاده‌های دشمن را از این آبراه برخواهد چید. قواعد حقوقی و اعمال مدیریت جدید تنگه،آسایش و پیشرفت را به نفع همه ملتهای منطقه رقم خواهدزد و مواهب اقتصادی آن، دل ملت را شاد خواهدکرد.

حضور بیگانگان امریکایی و آشیانه‌کردن آنها در سرزمین‌های خلیج فارس، مهمترین عامل ناامنی در منطقه است و پایگاه‌های پوشالی امریکا توان تأمین امنیت خود را نیز ندارد، چه‌ رسد به اینکه امیدی به تأمین امنیت وابستگان و امریکاپرستان منطقه توسط امریکا باشد.

به حول و قوّه الهی آینده‌ی درخشان منطقه‌ی #خلیج_فارس، آینده‌ای بدون امریکا و در خدمت پیشرفت، آسایش و رفاه ملت‌هایش خواهد بود.

Lini një koment