Monday, 30 March 2026
54°F Detroit
BallinaBotaKnesset miraton ligjin: Dënim me vdekje për ata që kryejnë akte terroriste në Izrael

Knesset miraton ligjin: Dënim me vdekje për ata që kryejnë akte terroriste në Izrael

Parlamenti izraliit, Knesset, miratoi përfundimisht projektligjin që dënon me vdekje aktet e terrorizmit në Izrael, duke kaluar me 62 vota pro dhe 48 kundër.

Kryeministri Benjamin Netanyahu votoi pro, një nga partitë e koalicionit ultra-ortodokse e kundërshtoi atë, ndërsa ligji mori mbështetjen e partisë opozitare të Avigdor Lieberman.

Sipas projektligjit, “kushdo që shkakton qëllimisht vdekjen e një personi në një akt terrorizmi, me qëllim mohimin e ekzistencës së Shtetit të Izraelit”, i nënshtrohet dënimit me vdekje.

Projektligji përfundimtar parashikon që gjykata ka fuqinë për ta kthyer dënimin në burgim të përjetshëm, si dhe për të vendosur dënimin me vdekje edhe nëse nuk kërkohet nga prokuroria dhe pa pasur nevojë për unanimitet midis gjyqtarëve.

Sipas projektligjit, “kushdo që shkakton qëllimisht vdekjen e një personi në një akt terrorizmi, me qëllim mohimin e ekzistencës së Shtetit të Izraelit”, i nënshtrohet dënimit me vdekje. /os/

Lini një koment