E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSporti“Rrufe në qiell të hapur”, Partizani nuk kapërdin humbjen në derbi, largon Kërnajën

“Rrufe në qiell të hapur”, Partizani nuk kapërdin humbjen në derbi, largon Kërnajën

Partizani largon trajnerin Oltijon Kërnaja. Lajmi i papritur është njoftuar nga vetë klubi i kuq vetëm pak çaste më parë, ndërsa ekipi po përgatitej për sfidën e kësaj fundjave me Flamurtarin. Të kuqtë kanë pësuar një tjetër tronditje, duke qenë vetëm tri javë larg fundit. Humbja në derbin me Tiranën nuk u kapërdi, duke bërë […]

Partizani largon trajnerin Oltijon Kërnaja. Lajmi i papritur është njoftuar nga vetë klubi i kuq vetëm pak çaste më parë, ndërsa ekipi po përgatitej për sfidën e kësaj fundjave me Flamurtarin.

Të kuqtë kanë pësuar një tjetër tronditje, duke qenë vetëm tri javë larg fundit. Humbja në derbin me Tiranën nuk u kapërdi, duke bërë që bardheblutë të sjellin shkarkimin e dytë të një trajneri te Partizani brenda sezonit. “Demat” kanë regjistruar 3 humbje e 3 barazime në 6 ndeshjet e fundit, rezultate të cilat kanë kompromentuar objektivat e klubit

“FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit kryeqytetas.

Lini një koment