E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Receta Gatimi›Lahmacun — pica turke me mish të grirë

Lahmacun — pica turke me mish të grirë

Përshkrim i shkurtër: Lahmacuni, i njohur edhe si “pica turke”, është një petë e hollë e mbuluar me mish të grirë të erëzuar, që piqet në furrë të nxehtë. Shërbehet e ngrohtë, e mbështjellë me majdanoz, qepë të kuqe dhe feta limoni.

Përbërësit

Për brumin:

  • 500 g miell
  • 300 ml ujë i vakët
  • 7 g maja e thatë (1 qese)
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Për mbushjen:

  • 400 g mish viçi i grirë
  • 2 qepë të grira imët
  • 2 domate të grira imët
  • 1 spec i kuq i grirë imët
  • 2 thelpinj hudhre të shtypur
  • 1 tufë majdanoz i grirë
  • 1 lugë gjelle pastë domatesh
  • 1 lugë çaji paprikë e ëmbël
  • kripë dhe piper i zi sipas shijes
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Për shërbim: feta limoni, majdanoz, qepë të kuqe të grira hollë (opsionale)

Hapat e përgatitjes

  1. Në një tas të madh përziej miellin me majanë, sheqerin dhe kripën. Shto ujin e vakët dhe vajin e ullirit dhe përziej derisa të formohet një brumë i butë.
  2. Brumësoje për 8–10 minuta derisa të bëhet elastik. Mbulojeni me peshqir dhe lëreni në vend të ngrohtë rreth 1 orë, derisa të dyfishohet.
  3. Ndërkohë përgatit mbushjen: përziej mishin e grirë me qepët, domatet, specin, hudhrën, majdanozin, pastën e domateve, paprikën, kripën, piperin dhe vajin e ullirit. Përzieje mirë me duar derisa të bëhet masë homogjene.
  4. Ngrohe furrën në 250°C (me tepsi brenda).
  5. Ndaje brumin në 6–8 topa dhe ha secilin në petë të hollë rrethore (rreth 25 cm diametër).
  6. Shtro një shtresë të hollë mbushjeje mbi çdo petë, duke lënë 1 cm skaj të lirë.
  7. Pjeki petët një nga një në furrën e nxehtë për 7–10 minuta, derisa skajet të skuqen dhe mbushja të gatuhet.
  8. Shërbeji të ngrohta, të mbështjella me majdanoz, qepë të kuqe dhe feta limoni.

Koha e përgatitjes: 40 minuta (+ 1 orë për ardhjen e brumit) • Koha e gatimit: 7–10 minuta për petë • Porcionet: 6–8 petë (4 persona)

Foto: Wikimedia Commons (CC0 1.0)

Lini një koment