Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë në Tiranë, Policia ndërhyn për të liruar rrugën

Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë në Tiranë, Policia ndërhyn për të liruar rrugën

Sindikata e Punonjësve të Transportit ka zhvilluar një protestë këtë të mërkurë përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar zgjidhje për kërkesat dhe problematikat e tyre shoqëruese.

Tubimit i janë bashkuar edhe drejtues të shërbimit taksi, të cilët kanë parkuar mjetet përgjatë krahut të rrugës si formë reagimi ndaj institucionit të bashkisë.

Situata ka nxitur ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në terren duke mos i lejuar taksitë të qëndrojnë të parkuara në rrugë, me qëllim shmangien e bllokimit të qarkullimit dhe garantimin e rrjedhshmërisë së trafikut në zonë.

Lini një koment