Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaSpecialja: Nuk u provua se udhëheqësit e UÇK-së kryen krime kundër njerëzimit

Specialja: Nuk u provua se udhëheqësit e UÇK-së kryen krime kundër njerëzimit

Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk është provuar ekzistenca e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullatës civile, si kusht për të vërtetuar krimet kundër njerëzimit ndaj katër udhëheqësve të UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer një sulm i tillë i përhapur kundër popullatës civile”, ka deklaruar kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Si rrjedhojë e kësaj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.

Lini një koment