Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›84-vjetori i Konferencës së Pezës

84-vjetori i Konferencës së Pezës

Më 16 shtator të vitit 1942 u mbajt Konferenca e Pezës, ku morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër pushtuesit.

Konferenca e Pezës mori disa vendime të rëndësishme:

-Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje.

– Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë.

– Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin.

– Rreshtimin e Shqipërisë përkrahë koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan.

– Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.

Sa i përket çështjes së rikthimit të Mbretit Zog në atdhe, u vendos që ky vendim të merrej pas lufte nga vetë populli shqiptar.

Një tjetër çështje ishte ajo e Kosovës, për të cilën u arrit në përfundimin se ajo do të zgjidhej pas luftës, mbështetur në të drejtën e vetëvendosjes. Në fund të punimeve Konferenca e Pezës zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me kryetar Kamber Qafëmollën.

Lini një koment