Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

“Ditë e rëndë për kombin shqiptar”, ka qenë kjo deklarata e kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi pas dënimit me 81 vite burg në total të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Bardhi deklaroi se vendimi është i papranueshëm, ndërsa theksoi se askush nuk mund të bëjë “pis” luftën e drejtë për lirinë e Kosovës.

“E PABESUESHME! E PAPRANUESHME!

Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj PADREJTËSIE DHE TURPI TË NJERËZIMIT!

Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS. Përjetësisht me UÇK-në”, deklaroi Bardhi.

Lini një koment