Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosova​Bllokohet hyrja për automjete në Fushë Kosovë

​Bllokohet hyrja për automjete në Fushë Kosovë

Kolona të gjata me automjete janë krijuar përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë, përkatësisht nga Komorani deri në Fushë – Kosovë në drejtim të Prishtinës.

Në pamjet shihet se disa vetura me qytetarë të cilët kanë edhe flamuj janë të bllokuar në autoudhën, në Komoranë (Pejë – Prishtinë).

KosovaPress mëson se është mbyll hyrja nga policia për automjete në Fushë Kosovë.

Një grup i vogël i qytetarëve po vazhdojnë të qëndrojnë ende para selisë së EULEX-it.

Reagimi i qytetarëve shihet pas vendimit dënues të Gjykatës Special për ish-krerët e UÇK-së.

Lini një koment