E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Bota›FOKUS – Kroacia: Aktgjykimi në Hagë nuk është i formës së prerë, Kosova ishte viktimë e krimeve të regjimit të Millosheviqit

FOKUS – Kroacia: Aktgjykimi në Hagë nuk është i formës së prerë, Kosova ishte viktimë e krimeve të regjimit të Millosheviqit

ZAGREP, 16 shtator /ATSH -AA/ – Kroacia ka theksuar se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

“Kroacia merr në dijeni aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Bëhet fjalë për një aktgjykim të formës jo të prerë dhe nuk dëshirojmë të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të procesit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kroate të publikuar në platformën sociale amerikane X.

“Aktgjykimi nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Millosheviqit”, thuhet më tej.

Ministria kroate tha se përgjegjësia individuale e një individi nuk mund të jetë bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Lini një koment