Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaProtestuesit vazhdojnë qëndrimin para Qeverisë

Protestuesit vazhdojnë qëndrimin para Qeverisë

Protesta para Qeverisë së Kosovës po vazhdon edhe në këto momente, ndërsa situata para objektit qeveritar paraqitet e qetë.

Protestuesit po qëndrojnë në shesh dhe në vazhdimësi po dëgjohen thirrjet “UÇK, UÇK”.

Në mesin e qytetarëve protestues vazhdojnë të jenë edhe ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, si dhe deputetja Ganimete Musliu.

Lini një koment