Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protesta e 109-të mbyllet para Kryeministrisë, organizatorët: Nesër në orën 10:00 para Kuvendit

Protesta e 109-të mbyllet para Kryeministrisë, organizatorët: Nesër në orën 10:00 para Kuvendit

Në ditën e 109-të të protestës, e cila u zhvillua këtë të mërkurë në mbrëmje para Kryeministrisë, organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit të mosbindjes civile dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen nesër, në orën 10:00, para Kuvendit.

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, qytetarët dhe aktivistët vijuan marshimin drejt disa pikave të kryeqytetit.

Protesta u mbyll te busti i Komandantit Adem Jashari, në një ndalesë që organizatorët e kanë cilësuar me rëndësi simbolike në lidhje me Kosovën dhe UÇK-në.

Lini një koment