E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Receta Gatimi›Ayran tradicional turk — pija freskuese me kos

Ayran tradicional turk — pija freskuese me kos

Përbërësit (për 4 gota):

  • 500 g kos natyral (mundësisht me yndyrë)
  • 250 ml ujë të ftohtë
  • 1 lugë çaji kripë
  • kuba akulli
  • mente e freskët ose e thatë për shërbim (opsionale)

Përgatitja:

  1. Vendose kosin në një enë të thellë ose në blender.
  2. Shto kripën dhe ujin e ftohtë pak nga pak, duke e përzier me rrahës dore derisa të bëhet i lëmuar dhe pa toptha.
  3. Shto kubat e akullit dhe përzieji edhe për 20–30 sekonda.
  4. Shërbeje menjëherë në gota, me mente sipër sipas dëshirës.

Koha e përgatitjes: 5 minuta
Numri i porcioneve: 4 gota

Lini një koment