Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Prequel-i i ‘Weapons’ për Aunt Gladys merr formë: Zach Cregger konfirmon draftin e parë të skenarit, Amy Madigan rikthehet

Prequel-i i ‘Weapons’ për Aunt Gladys merr formë: Zach Cregger konfirmon draftin e parë të skenarit, Amy Madigan rikthehet

Regjisori Zach Cregger ka konfirmuar se prequel-i i filmit horror “Weapons”, i fokusuar te personazhi i frikshëm Aunt Gladys, po merr formë: drafti i parë i skenarit tashmë është shkruar. “Skenari është në proces, dhe drafti i parë është shkruar. Është i mrekullueshëm. Po punojmë ende mbi të”, tha ai në një intervistë për Men’s Health, dhënë gjatë promovimit të filmit të tij të ri horror “Resident Evil”, i cili del në kinema më 18 shtator 2026.

Lajmi më i mirë për fansat është se Amy Madigan, e cila fitoi çmimin Oscar për Aktoren Më të Mirë Jo-protagoniste për interpretimin e saj si Aunt Gladys, do të rikthehet në rol. Cregger përjashtoi kategorikisht mundësinë e kastimit të një versioni të ri të personazhit: “Do të jetë Amy. Nuk do të bëj një ‘Gladys të re'”.

Prequel-i do të jetë një studim personazhi me elemente horror-i, që eksploron se kush ishte Gladys para se të bëhej ajo që është dhe si u bë e tillë. Regjisori zbuloi gjithashtu se në fillim kishte një kapitull “Gladys” në skenarin e “Weapons”, por e hoqi, sepse, sipas tij, ishte më mirë që publiku të mos dinte ende për të.

Kujtojmë se “Weapons” (2025) ishte një sukses i madh në arkat e kinemasë, dhe Warner Bros./New Line njoftuan më parë se prequel-i është në zhvillim, i bashkë-shkruar me Zach Shields, me titullin e punës “Gladys”.

Filmi është aktualisht në fazën e zhvillimit dhe pritet të dalë në kinema më 8 shtator 2028.

Burimi: ComingSoon.net

Lini një koment