Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Alarmoi policinë për bombë në shkollën “Emin Duraku”, Gjykata e Tiranës: Detyrim paraqitje për 47-vjeçarin

Alarmoi policinë për bombë në shkollën “Emin Duraku”, Gjykata e Tiranës: Detyrim paraqitje për 47-vjeçarin

Gjykata e Tiranës këtë të enjte ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Mandi Jataganin cili u arrestua pasi alarmoi policinë për alarm fals se ishte vendosur bombë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor.

Prokuroria kërkoi masën “arrest në shtëpi” ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë 47-vjeçari ka deklaruar se nëse nuk hiqen materialet polisterol nga shkollat që sipas tij janë të rrezikshme do të bëj përsëri të njëjtën gjë.

Mandi Jatagani u arrestua nga hetuesit e antiterrorit për veprat “përhapja e rreme e informatave që ngjallin panik” dhe “njoftim i rremë në organet e rendit”.

Lini një koment