Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaThaçi u bën thirrje qytetarëve për qetësi

Thaçi u bën thirrje qytetarëve për qetësi

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe mbështetësit e tyre jashtë vendit.

Përmes avokatit të tij, Thaçi ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të ruajnë qetësinë pas aktgjykimit të shpallur një ditë më parë në Hagë.

“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai dhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe ndërkombëtarisht, dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme”, ka deklaruar avokati Luka Misetic.

Lini një koment