Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›TIFF 2026 vijon partneritetin me European Film Academy si festival kualifikues për European Film Awards

TIFF 2026 vijon partneritetin me European Film Academy si festival kualifikues për European Film Awards

– Tirana International Film Festival (TIFF) 2026 do të vijojë partneritetin me European Film Academy, duke ruajtur statusin e një festivali kualifikues për European Film Awards.

Sipas TIFF, ky status e vendos festivalin e Tiranës në rrjetin europian të festivaleve të filmit dhe u jep kineastëve të përzgjedhur mundësinë që veprat e tyre të konsiderohen për European Film Awards, çmimet e Akademisë Europiane të Filmit.

Partneriteti synon gjithashtu të forcojë lidhjet e TIFF me komunitetin më të gjerë të kinemasë europiane dhe t’u krijojë hapësirë historive dhe autorëve që meritojnë të marrin më shumë vëmendje.

“Kinemaja kapërcen kufijtë, lidh njerëzit dhe u jep hapësirë historive që meritojnë të shihen”, thuhet në njoftimin e festivalit.

TIFF 2026 do të zhvillohet në Tiranë më 21–27 shtator 2026.

Lini një koment