Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në zonën e Katund Sukthit në Durrës, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në zonën e Katund Sukthit në Durrës, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje një sipërfaqe toke në zonën e Katund Sukthit, në Durrës.

Sipas raportimeve, pas marrjes së njoftimit, në terren janë angazhuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të izoluar dhe shuar flakët.

Falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, zjarri është vënë nën kontroll. Aktualisht po punohet për shuarjen përfundimtare të vatrave dhe për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.

Lini një koment