Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaFëmijëve të SOS Fshatit do t’u ofrohen falas shërbimet stomatologjike në “DENT LINE”

Fëmijëve të SOS Fshatit do t’u ofrohen falas shërbimet stomatologjike në “DENT LINE”

Stomatologu Metë Shatri ka bërë të ditur se nga e premtja, e 18 shtatorit 2026 fëmijëve nën përkujdesjen e SOS Fshatit do t’u ofrohen falas të gjitha shërbimet stomatologjike në ordinancën DENT LINE.

Shatri në një postim në Facebook thekson se kjo bëhet e mundur pas një marrëveshjeje bashkëpunimi që është nënshkruar ndërmjet Ordinancës Dent Line dhe Sos Fshatit.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Nga sot, fëmijëve nën përkujdesjen e SOS Fshatit do t’u ofrohen falas të gjitha shërbimet stomatologjike në ordinancën DENT LINE.

Këtë e mundëson marrëveshja e bashkëpunimit që është nënshkruar sot ndërmjet Ordinancës Dent Line dhe Sos Fshatit.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që fëmijëve t’u sigurohet kujdes i vazhdueshëm dhe cilësor për shëndetin e tyre oral.

Bashkë për buzëqeshjen e fëmijëve!. /Telegrafi/

Lini një koment