E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Shpërthime të fuqishme dhe tym mbi Riad, rebelët Huthit godasin pranë aeroportit të kryeqytetit saudit

Shpërthime të fuqishme dhe tym mbi Riad, rebelët Huthit godasin pranë aeroportit të kryeqytetit saudit

Flaka dhe një re e madhe tymi të zi u ngritën në qiell nga një zonë pranë aeroportit të Riadit, thanë dëshmitarët okularë për AFP dhe Reuters.

Ndërkohë, mbrëmë, banorët e kryeqytetit të Arabisë Saudite u zgjuan nga tingulli i sirenave që paralajmëronin për rrezikun e një sulmi ajror, ndërsa pak kohë më vonë u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme.

Kjo ishte hera e parë që shpërthime janë raportuar në Riad që nga rinisja e luftimeve me rebelët shiitë Huthit në Jemen.

Kohët e fundit, Arabia Saudite ka qenë cak i sulmeve në rritje nga luftëtarët pro-iranianë të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit fqinj dhe kohët e fundit kanë pushtuar zona në bregdetin perëndimor të vendit, në Detin e Kuq, duke i shtyrë forcat e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, e cila mbështetet nga një koalicion i udhëhequr nga Riadi.

Megjithatë, sulmet e Houthi-ve ndaj Arabisë Saudite deri më tani kanë synuar kryesisht objektet e naftës dhe bazat ushtarake në jug ose përgjatë bregdetit të Detit të Kuq – larg Riadit, i cili nuk ishte kërcënuar nga rifillimi i armiqësive në korrik.

Lini një koment