Trup i pajetë gjendet në lumin Detroit, nis hetimi në Ecorse
Policia e Ecorse ka nisur një hetim pas gjetjes së një trupi të pajetë në lumin Detroit pranë Dingell Park, ngjarje e ndodhur të hënën, më 30 mars.
Sipas autoriteteve, trupi i një burri u raportua duke lundruar me fytyrë poshtë në ujë rreth orës 1:15 të pasdites, në një zonë të njohur për rryma të forta. Ekipet e zjarrfikësve asistuan policinë për nxjerrjen e trupit nga lumi.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës, duke theksuar se kjo do të bëhet vetëm pasi të njoftohet familja. Gjithashtu, nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.
“Shembim ngushëllimet tona për familjen dhe të afërmit e të ndjerit në këtë moment të vështirë. Dua të vlerësoj reagimin e shpejtë dhe profesional të oficerëve tanë dhe Departamentit të Zjarrfikësve të Ecorse për nxjerrjen e sigurt të trupit,” deklaroi shefi i policisë, Derran Shelby.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimi është ende në vijim dhe se po bashkëpunojnë ngushtë me Zyrën e Mjekut Ligjor të Qarkut Wayne për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.