Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKurti nga Staten Island: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm

Kurti nga Staten Island: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar në diasporë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka shkruar për pjesëmarrjen në festivalin e parë shqiptar të organizuar në Staten Island, i cili bashkoi komunitetin shqiptar përmes muzikës dhe ushqimeve tradicionale.

Kurti ka theksuar se dashuria për Amerikën dhe integrimi në shoqërinë amerikane mund të bashkëjetojnë me ruajtjen e prejardhjes shqiptare.

“Ruajtja e gjuhës shqipe është një nga përgjegjësitë më të mëdha ndaj brezave të ardhshëm”, ka shkruar Kurti, duke vlerësuar shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e kulturës dhe identitetit.

Ai ka theksuar gjithashtu se komuniteti shqiptar në SHBA ka qenë ndër vite një mbështetje e rëndësishme për Kosovën dhe një urë lidhëse me Amerikën. /Telegrafi/

Lini një koment