Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaFOKUS – Koreja e Veriut lëshon një raketë të dyshuar balistike drejt Detit të Japonisë

FOKUS – Koreja e Veriut lëshon një raketë të dyshuar balistike drejt Detit të Japonisë

TOKIO, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën një raketë të dyshuar balistike, njoftoi sot transmetuesi publik japonez NHK, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes në Tokio.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut deklaroi se Koreja e Veriut kishte lëshuar të paktën një predhë të paidentifikuar në drejtim të Detit Lindor të Gadishullit Korean, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Koreja e Jugut e quan këtë hapësirë ujore Deti Lindor, ndërsa Japonia e emërton Deti i Japonisë.

Lëshimi i fundit vjen pasi Koreja e Veriut kishte testuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër më 12 shtator.

Këto lëshime ndodhën një ditë pas përfundimit të manovrave ushtarake pesëditore, ku morën pjesë Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia.

Koreja e Veriut kryen rregullisht prova me raketa balistike dhe sisteme të tjera armësh.

Ekspertët vlerësojnë se këto teste synojnë zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake të vendit, si dhe demonstrimin e fuqisë së tij ushtarake.

Lini një koment