Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaGJERMANI-CDU e Merz përballet me humbje historike, AfD-ja forcon pozitat

GJERMANI-CDU e Merz përballet me humbje historike, AfD-ja forcon pozitat

SHVERIN, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Konservatorët e kancelarit gjerman Friedrich Merz janë në rrugën drejt rezultatit të tyre më të dobët historik në një palë zgjedhje rajonale, sipas sondazheve në dalje të votuesve të publikuara sot.

Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka shënuar rritje të ndjeshme në dy procese zgjedhore.

Zgjedhjet në Meklenburg-Pomeraninë e Veriut dhe në Berlin shtojnë presionin ndaj kancelarit Merz, e ardhmja politike e të cilit është bërë objekt i spekulimeve të shumta, ndërsa vlerësimi publik për të ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Sondazhet, të realizuara nga transmetuesit gjermanë ARD dhe ZDF, tregojnë se Unioni Kristian-Demokrat (CDU) i Merz po përpiqet të arrijë pragun prej 5% të votave, i nevojshëm për të siguruar vende në parlamentin e landit të Meklenburg-Pomeranisë së Veriut.

Ky rezultat do të ishte dukshëm më i ulët se rekordi i mëparshëm negativ i partisë, prej 9%, i regjistruar në Bremen në vitin 1951.

Vetëm dy javë pasi siguroi një fitore të thellë në landin fqinj të Saksonisë-Anhaltit,

AfD-ja pritet të renditet sërish e para në Meklenburg-Pomeraninë e Veriut, me rreth 37–38% të votave.

Kjo përfaqëson më shumë se dyfishim të rezultatit të saj krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Partia, e cila ka një qëndrim kundër emigracionit, ndodhet pak përpara Partisë Socialdemokrate (SPD), që është pjesë e qeverisjes, me rreth 36% të votave.

Në Berlin, konservatorët e Merz pritet të humbasin kontrollin e landit-qytet, pasi sondazhet në dalje tregojnë se e Majta (Die Linke), pasardhëse politike e partisë socialiste që qeveriste ish-Gjermaninë Lindore, është në avantazh të dukshëm.

Ajo vlerësohet të ketë marrë rreth 25% të votave, kundrejt 20% të CDU-së.

AfD-ja në Berlin renditet më pas, me një rezultat të parashikuar nga 13.5% deri në 16% të votave, në rritje nga 9.1% që kishte marrë në vitin 2023.

Lini një koment