Theret me thikë në zemër të Detroitit, vdes e reja rreth të njëzetave — i dyshuari në pranga
Sulmi ndodhi të dielën rreth orës 14:20 në bllokun 600 të Woodward Avenue; policia thotë se publiku nuk është në rrezik dhe premton konferencë shtypi me më shumë detaje
DETROIT – Një grua e re, e cila besohet të ketë qenë në mesin e të njëzetave, u ther me thikë për vdekje të dielën pasdite në zemër të qendrës së Detroitit, njoftoi policia e qytetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2:20 pasdite në bllokun 600 të Woodward Avenue, një nga arteriet kryesore të qendrës së Detroitit. Viktima ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, konfirmoi zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Detroitit, Jackson Vidaurri.
Sipas policisë, një i dyshuar është vënë tashmë në pranga, ndërsa në këtë ngjarje nuk ka persona të tjerë të lënduar apo të vrarë.
“Nuk ka asnjë rrezik për publikun,” deklaroi Vidaurri, duke shtuar se policia e Detroitit do të mbajë një konferencë shtypi gjatë së dielës për të dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e sulmit.
Lajmi është në zhvillim e sipër.
Burimi: Detroit Free Press